Policia e Palermos në bashkëpunim me policinë shkencore, pasi ka shqyrtuar materialin e video mbikëqyrjes në stadiumin ‘Renzo Varbera’ ka marrë sot vendimin ndaj 70 tifozëve shqiptarë të akuzuar për hedhjen e flakadanëve e shashkave gjatë zhvillimit të ndeshjes Itali-Shqipëri më 24 mars 2017.
Vendimi i Policisë së Palermos dënon për 5 vjet hyrjen në të gjitha impiantet sportive ku zhvillohen ndeshje futbolli të çdo klubi sportiv e i çdo kategorie në nivel kombëtar e ndërkombëtar për 70 tifozë shqiptarë të identifikuar nga autoritetet italiane.
Vendimi ndalues përfshin dhe zonat pranë stacioneve hekurudhore, hyrje-daljet e autostradave, pikat e takimit pranë porteve o aeroporteve, apo vendet e transitit për tifozeritë.
70 tifozët e dënuar i përkasin grupit të tifozerisë shqiptare “Illyrian Elite”. /oranews/