Site icon Telegrafi

Italia do të paraqesë karantinë pesë-ditore për udhëtarët e BE-së

Qeveria italiane do të paraqesë karantinë të detyrueshme pesë-ditore për udhëtarët e BE-së, për shkak të një vale të tretë infeksionesh në një numër vendesh.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, më herët, vetëm udhëtarët nga vendet e jashtë bllokut duhej të izoloheshin.

Vendimi i së martës vjen derisa Gjermania i futi në fuqi rregullat e reja që kërkojnë nga të gjithë pasagjerët ajror të sigurojnë një test negativ për coronavirusin.

Gjermania mbetet nën një bllokim të pjesshëm, por rastet me COVID-19 vazhdojnë të rriten në vend.

Të martën, ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer, njoftoi se vendi do të rrisë kontrollet në kufijtë e tij tokësorë për të siguruar pajtueshmërinë me rregullat e reja.

Rregullat kufizuese ndaj udhëtarëve u njoftuan së pari të premten, derisa autoritetet paralajmëruan se numri i rasteve ditore mund të rritet në 100 mijë në rast se vazhdon vala e tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version