Site icon Telegrafi

Italia pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca, pas vdekjes së dy personave

Autoritetet shëndetësore italiane kanë kërkuar ndalimin e përdorimit të një grumbulli të vaksinave nga AstraZeneca, pas vdekjes së dy burrave në Sicili, të cilët ishin inokuluar kohët e fundit, një burim afër kësaj çështjeje tha të enjten.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, autoriteti italian i ilaçeve, Aifa, konfirmoi se po ndalonte përdorimin e një grumbulli dozash si një masë “parandaluese”, duke shtuar se nuk ishte vendosur asnjë lidhje midis vaksinës dhe “ngjarjeve të rënda anësore” pasuese.

Rregullatori nuk specifikoi se cilave incidente iu referua.

Lexo po ashtu Austria pezullon injektimet me një seri të vaksinave nga AstraZeneca, pas vdekjes së një personi

Sidoqoftë, burimi tha se autoritetet shëndetësore u mobilizuan pas vdekjes së Setfano Paterno, një oficer i marinës 43-vjeçar dhe të Davide Villa, një polic 50-vjeçar, të cilët ishin injektuar me vaksinën AstraZeneca.

Lexo po ashtu Pas raportimeve për mpiksje të gjakut, Danimarka pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca

Paterno vdiq të martën nga një sulm i dyshuar në zemër, një ditë pasi mori vaksinën, derisa Villa vdiq në fundjavë rreth 12 ditë pasi u vaksinua.

Së fundmi Tajlanda e ka shtyrë shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19 nga AstraZeneca mbi raportet e mpiksjes së gjakut pavarësisht se nuk ka prova për këtë. /Telegrafi/

Exit mobile version