Site icon Telegrafi

Italia për rifillimin e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando është takuar sot me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, me të cilin ka diskutuar në lidhje me për vazhdimin e rrugës së reformave dhe luftimin e korrupsionit.

Diplomati italian në Twitter ka shkruar se gjatë këtij takimi ka shprehur mbështetjen e vendit të tij në luftimin e COVID-19 dhe rifillimin e shpejtë të dialogut me Serbinë.

“Sot pata një takim produktiv me kryeministrin Avdullah Hoti. U theksua nevoja për vazhdimin e rrugës së reformave dhe luftimin e korrupsionit. U rikonfirmua mbështetja e #Italisë në luftimin e #Covid dhe rifillimin e shpejtë të dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja. E përgëzova atë dhe bëra thirrje për veprim gjithëpërfshirës dhe transparent të Qeverisë”, shkruan Orlando. /Telegrafi/

Exit mobile version