Italia po udhëheq me rezultat 2-1 ndaj Shqipërisë pas pjesës së parë në ndeshjen e tyre hapëse në Kampionatin Evropian 2024, e vlefshme për grupin B.
Kuqezinjtë ishin të parët që kaluan në avantazh teksa arritën të shënojnë me anë të Nedim Bajramit për rezultatin 1-0 pas 23 sekondave lojë.
Italia u kundërpërgjigj menjëherë duke barazuar rezultatin në 1-1 me anë të Alessandro Bastonit i cili shënoi me kokë pas krosimit të Lorenzo Pellegrinit.
“Azurrët” arritën të gjejnë golin sërish kësaj radhe me anë të Nicolo Barellas i cili në minutën e 16-të me një goditje nga jashtë zonës shënoi për rezultatin 2-1.
Shqipëria ishte farë pranë pësimit të golit të tretë në minutën e 32-të, por goditjen e Davide Frattesit me maje të gishtave e priti Thomas Strakosha.
Një tjetër rast Italia e pati në minutën e 39-të me anë të Gianluca Scamaccas, por sërish Strakosha intervenoi duke mos lejuar të mposhtet.
Të besuarit e Sylvinhos patën momentet e tyre gjatë kësaj pjese të parë të takimit, por duhet të shtyjnë më shumë përpara në të dytën, duke shfrytëzuar edhe atmosferën impozante të krijuar nga tifozët në stadium.
Kujtojmë se momentalisht lider i grupit B është Spanja pas fitores që mori me rezultat 3-0 ndaj Kroacisë./Telegrafi/