Ishte viti 2006 kur futbolli italian ndërroi kahe, ku skuadra e Juventusit u dënua për kurdisje të rezultateve.
Pas suksesit historik të kombëtares italiane duke e fituar Kupën e Botës në vitin 2006, erdhi një lajm i hidhur për kampionatin vendor, Serie A.
Kjo pasi, u hodh rërë mbi mbarëvajtjen jo të rregullt për disa vjet të kampionatit italian.
Ishte skuadra e Juventusit, që më vonë u dënua për kurdisje dhe tolerime të ndeshjeve, ku u dëbua në një kategori më poshtë, në Serie B, teksa drejtuesi i saj Luciano Moggi, u dënua me pesë vite mos ushtrim të ndonjë funksioni në futboll.
Ndërsa, titulli i fituar atë vit iu dorëzua Interit, teksa i një viti më parë mbeti i pezulluar dhe pa skuadër fituese.
Pas këtij skandali që italianët e quajtën Calciopoli, nuk u dënua vetëm skuadra e Juventusit, por edhe Milani, Lazio e Fiorentina, të cilave iu hoqën disa pikë.
Megjithatë, edhe pse Juventusi u dëbua në një kategori më poshtë, disa nga futbollistët kryesorë, si Buffon, Del Piero, Nedved i mbeten besnik skuadrës. /Telegrafi/