Site icon Telegrafi

​Italia mbetet e angazhuar të fuqizojë sistemin shëndetësor të Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim ambasadorin italian, Nicola Orlando.

Zemaj falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për shëndetësinë e Kosovës e sidomos edhe në këtë fazë delikate.

Ministri i Shëndetësisë e njoftoi lidhur me angazhimin në luftimin e pandemisë, por edhe në ofrimin e shërbimeve tjera për pacientët.

Ambasadori, Nicola Orlando, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm, njëherësh theksoi menaxhimin e suksesshëm të pandemisë COVID-19 nga institucionet përkatëse, ku Italia ka dhënë kontributin e saj duke dhuruar pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor. /Telegrafi/

Exit mobile version