Site icon Telegrafi

Italia goditet nga moti i ligë, vetëm brenda 24 orëve thellësia e reshjeve të shiut ka arritur në 76 centimetra – raportohet për rrëshqitje dheu

Veriperëndimi i Italisë është goditur nga moti i ligë, ku nga reshjet e mëdha të shiut janë përmbytur lagje të tëra, dhe thellësia e shiut që ka rënë ka arritur në 76 centimetra.

Banorët e Rossiglione të Gjenoas, pretendojnë se 82.9 e shiut që bie brenda një viti ka rënë për vetëm 24 orë, ku i tërë rajoni në veriperëndim është përmbytur përgjatë vijës kufitare me Francën, transmeton Telegrafi.

Si rezultat i reshjeve të mëdha ka pasur rrëshqitje dheu dhe shkatërrim të shumë shtëpive. Më së rëndi është goditur qyteti Savona, ku pothuajse të gjitha rrugët janë të pakalueshme.

Fotografi dhe video të ndryshme tregojnë gjendjen faktike në terren, ku rrugët ishin shndërruar në “lumenj”, e banorë të shumtë që jetonin në zonat më të rrezikuara janë evakuuar për shkaqe sigurie. /Telegrafi/

Exit mobile version