Italia e ka nisur me fitore aventurën kualifikuese për ‘Euro 2020’ duke e mposhtur Finlandën me rezultat 2-0.
Në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Friuli në Udine, Azurrët ishin komodë që nga fillimi duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e shtatë me golin e Nicolo Barellas.
Mesfushori 22-vjeçar shfrytëzoi një top të kthyer dhe goditja e tij e fuqishme nuk arriti të ndalej nga portieri Lukas Hradecky.
Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërsa Azzurrët shënuan sërish në pjesën e dytë. Në debutimin e tij të parë si startues, Moise Kean shënoi golin e parë me përfaqësuesen.
Ciro Immobile asistoi në zonë për talentin 19-vjeçar të Juventusit, i cili e la të pashpresë portierin kundërshtar.
Këto janë tri pikët e para të Italisë në Grupin J dhe ndan vendin e parë me Greqinë dhe Bosnje e Hercegovinën.
Në xhiron e ardhshme, Azzurrët luajnë si nikoqirë të Lihtenshtajnit, ndërsa Finlanda udhëton te Armenia. /Telegrafi/
https://twitter.com/ItalianFD/status/1109546404215771136
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=98qUFPlp4UM
https://twitter.com/Juventini_1897/status/1109565169867374592