Site icon Telegrafi

Italia dekoron Poposkin me Medalje nacionale italiane

Në kuadër të shënimit të Ditës nacionale të Italisë, ministri i Punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki u dekorua me Medaljen e yllit të Italisë-Grand Officer (Order of the Star of Italy-Grand Officer), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mirënjohja ndahet për kontribut të veçantë në avancimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Italisë, kumtoi MPJ.

Dekoratën në emër të presidentit të Republikës italiane Sergo Mattarella, i’a dorëzoi ambasadori i Italisë në Maqedoni, Ernesto Massimino Bellelli.

Ministri Poposki theksoi se ky akt paraqet edhe një vërtetim për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe të afërta ndërmjet dy shteteve miqësore. /Telegrafi/

Exit mobile version