Site icon Telegrafi

Itali-Shqipëri, Lorik Cana tregon se për kë bën tifo bashkëshortja e tij (Foto)

Më datë 24 mars pritet të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Itali-Shqipëri,  në stadiumin “Renzo Barbera” Palermo.

Futbollisti i njohur, njëherit ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana do të ketë mundësinë ta ndjekë ndeshjen live nga tribuna këtë vit, kjo jo vetëm për fakti se ka luajtur më parë për Italinë, por edhe se bashkëshortja e tij është italiane.

Lexo po ashtu Alarm në mbrojtje para Italisë, Lorik Cana: Jam nostalgjik

E kur jemi tek çifti, të gjithë lirshëm do të pyesnin se cilin shtet mbështet bashkëshotja e tij?

Loriku ka treguar se pavarësisht se gruaja e tij është italiane, që nga momenti që Lorku ka luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë, ajo e ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë.

Lexo po ashtu Lorik Cana tregon si gruaja ja pret thonjtë: Po bën detyrat e shtëpisë (Foto/Video)

“Në fakt, ajo ka qenë gjithnjë në anën time. Pra, është 300 për qind shqiptare. Madje, shpesh ka qenë më e flaktë se unë në diskutimet që kemi me miqtë këtu në Romë, kur diskutohet kjo ndeshje. Unë do të jem në stadium për ndeshjen e së premtes, ndërsa ajo do ta shohë nga TV. Por më ka premtuar se për ndeshjen e kthimit në Tiranë do të jetë në stadium dhe do të jetë e veshur me ngjyrat kuqezi”, ka thënë Cana.

Cana ka qenë për disa vite lojtar i Lacios dhe vazhdon të jetojë ende në Itali, por me vizita të shpeshta në Shqipëri dhe Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version