Site icon Telegrafi

Itali, identifikohen dhe arrestohen dy shqiptarët që vranë rumunen

Mediat italiane bëjnë me dije se kanë vënë në pranga dy shqiptarë, pasi akuzohen për vrasjen e një gruaja në muajin dhjetor të 2017.

Ka qenë prokurori i Pietro Pascucci, i cili ka lëshuar dy urdhër-arrestet për shqiptarët, 51-vjeçarin Agim Ajdinaj, ndërsa tjetri është nipi i tij, 27-vjeçari Lisand Ruzhdija.

Policia italiane bën me dije se 51-vjeçari ka qenë bashkëjetuesi i markones Khadija Bencheikh, e cila u gjet e masakruar, ndërsa nipi i tij, dyshohet se ka ndihmuar Ajdinajn për të fshehur trupin e viktimës.

Të dy do të akuzohen për “vrasje me paramendim dhe fshehje të kufomës”, ku 51-vjeçari ende pret vlerësimin e arrestit nga gjyqtari hetues.

Karabinierët që konfirmuan mosdeklarimin e paraburgimit, specifikojnë se hetimet e mëtejshme janë ende në proces, në pritje të seancës së vlefshmërisë.

Si ndodhi ngjarja

Gruaja 46 vjeçare marokene, u gjet e vdekur pasi ishte prerë dhe copëtuar me një sharrë rrethore në mbrëmjen e 30 dhjetorit në një fushë të Valeggio në qytet Corte Gardoni.

Ajo ishte divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj dhe ka jetuar për rreth një vit në zonën e stadiumit, pranë një pallati në Piazzale Olimpia, vetëm me Ajdinaj, ku mësohet se ai nuk ka qenë më parë me precedentë penalë.

Khadija punoi në Borgo Roma dhe mbrëmjen e 29 dhjetorit, si çdo ditë, ndërsa ishte parë të largohej nga puna rreth orës 19:00.

Por, ajo u deklarua e humbur, ku u gjet një ditë më pas, e masakruar dhe e copëtuar në Corte Gardoni.

Exit mobile version