Telegrafi

ISW: Izraeli në fazat e fundit të operacioneve në veri të Gazës

Izraeli duket se është “në fazat e fundit” të operacionit në Gazën veriore, ka njoftuar Instituti amerikan për Studimin e Luftës.

Grupi i ekspertëve me bazë në SHBA, citoi raportimet që sugjeronin se brigada veriore e Hamasit ishte degraduar gati tërësisht dhe se një mori luftëtarësh ishin dorëzuar javëve të fundit.

Lexo po ashtu Mbi 100 palestinezë janë vrarë brenda një dite në Gaza

“IDF raportoi më 19 dhjetor se “çmontoi” plotësisht tre batalionet e Hamasit që vepronin në Jabalia”, pohoi ISW, raporton skynews.

“Rreth 500 luftëtarë të dyshuar palestinezë u dorëzuan te forcat izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia, disa prej të cilëve i përkasin Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez”, shtuan ata.

Ushtria izraelite nisi operacionet e para në Jabalia në mes të muajit nëntor dhe që atëherë ka ofruar rregullisht përditësime rreth betejave.

Ndryshe, Izraeli nisi një ofensivë ndaj militantëve të Hamasit pas sulmeve të këtyre të fundit më 7 tetor në territoret izraelite./Telegrafi/