Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se nuk po e kupton pse Qeveria po ngutet për të ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Ai thotë se shumë reagime të fuqishme janë ngjallë nga ekspertë të shumtë se Kosova po humb territor në këtë marrëveshje.
Sipas tij, marrëveshjen për demarkacion qeveritarët po duan ta ratifikojnë për interesa personale, klanore dhe grupore.
“Nuk e kuptojmë pse po nguten. Ka shumë shtete që kanë shtyrë procese të ndryshme për të sqaruar më mirë një marrëveshje të ngjashme”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së. “Kjo ngutje është e pakuptimtë, mendoj se po donë ta mbulojnë turpin. Nuk kemi territor për t’i falë askujt”.
Ai e ka quajtur banal kushtëzimin e liberalizimit të vizave me e ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.
“Është banale që liberalizimi të kushtëzohet me ratifikimin e marrëveshjes. Duhet të dëgjohen edhe palët kundërshtuese. Duhet arritur marrëveshje e brendshme para se të bëhet një e jashtme”.