Site icon Telegrafi

Isufi: Kryeministri Haradinaj kërkon tri gjëra për Demarkaconin (Video)

Anëtari i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin, Florim Isufi, ka thënë se janë duke punuar në mbledhjen e fakteve në teren.

Isufi ka thënë se gjatë kësaj kohë kanë qenë në Slloveni dhe Kroaci për mbledhjen e fakteve dhe dokumenteve që do t’i ndihmojnë për punën e tyre.

“Pjesa e punës tonë nuk është diçka që po nis nga fillimi. Ne punën në teren e mbështesim në gjetjen e fakteve të reja ose rishikimin e fakteve të mëhershme. Për arsye se kur të bëhet një hulumtim i tillë, nuk mund të dilet shumë shpejt me rezultate. Rezultatet kërkojnë një  verifikim të shumanshëm që saktësia të jetë më e madhe”, tha ai.

Isufi tha se kryeministri Haradinaj nga komisioni ka kërkuar tri gjëra: që rezultatet të jenë origjinale, të jenë të verifikuara dhe të jenë të vlefshme.

Ai në TV Rrokum ka thënë se detyra e tyre është të bëjnë një raport dhe t’ia dorëzojnë kryeministrit Haradinaj dhe se ai raport do të bëhet zyrtar dhe mandej për të vendos politika.

Sipas tij, problemi me demarkacionin i kushtuar shumë Kosovës, por që nuk ka qenë problem i vendit, por ky gabim ka qenë i mëhershëm.

Exit mobile version