Telegrafi

Isufi: Interesat e shtetit duhet të mbrohen, nuk kemi tokë t’i falim askujt

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ahmet Isufi tha të hënë se Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ka detyrë parësore ta vërtetoj vijën territoriale të kufirit me Malin e Zi.

Isufi tha se sa më shpejt kjo të bëhet do të jetë më mirë, por kërkoi nga anëtarët e këtij Komisioni mos bien pre a asnjë presioni, para presionit të ndërgjegjes së tyre.

“ Interesat e popullit të Kosovës dhe shtetit duhet të mbrohen. Bazohuni në aspektin profesional, sepse nuk kemi askujt për t’i fal tokë. Është koha e fundit kur njerëzit do të mbrojnë interesat e vendit”, tha Isufi.

Foto: Arkiv