Site icon Telegrafi

Istogu pa fat, nuk kalon tutje në Kupën Evropiane

(Foto: kosovahandball.info)

Hendbollisteve të Istogut u ka munguar fati për të kaluar në raundin e katërt të Kupës Evropiane.

Istogu në raundin e tretë u eliminua nga skuadra bjelloruse Victoria-Berestie. Dy ndeshjet janë luajtur në Istog.

Ndeshjen e parë, të shtunën, Istogu e fitoi 33:30. Por të dielën istogaset pësuan me katër gola dallim, 32:28 dhe kështu skuadra bjelloruse avancon në raundin tjetër.

Lojtaret e Istogut janë angazhuar deri në fund, por mungesa e përvojës ndërkombëtare dhe e qetësisë në disa situata kyçe, u ka kushtuar. Në minutën e fundit Esma Muratoviq humbi penallti që do të mund të ishte vendimtare.

Kjo përvojë megjithatë pritet t’u shërbejë shumë në të ardhmen vashave të Istogut, që kanë zhvilluar dy lojë të forta ndërkombëtare.

Në raundin e dytë të Kupës Evropiane, Istogu e eliminoi Vushtrrinë. Edhe ndaj skuadrës bjelloruse, ka shfaqur vlera.

Exit mobile version