Telegrafi

Istogu luan përballë Çairit në Kupën Evropiane

(Foto: kosovahandball.info)

Dy skuadra shqiptare, Istogu e Çairi i Shkupit, takohen në kuadër të Kupës Evropiane në hendboll në konkurrencë të femrave.

Shorti për raundin e dytë është tërhequr të martën në Vjenë.

Çairi është skuadër shqiptare nga Shkupi, që po ka suksese në vitet e fundit. Por, kampioni ynë, Istogu, synon suksesin ndaj shkupjaneve.

Istogu është vendas në ndeshjen e parë, ndërsa tashmë llogarit edhe në përvojën evropiane.

Ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane luhen më 8/9 dhe 15/16 tetor.