Telegrafi

Istogu fiton Superkupën e hendbollit në konkurrencën e femrave

(Foto: kosovahandball.info)

Istogu e ka fituar Superkupën e Kosovës në hendboll (femrat). Të enjten mbrëma, skuadra istogase e mposhti Ferizajn me rezultat bindës, 33-17.

Ndeshja për Superkupë u luajt në palestrën e qytetit në Istog.

Istogu vjet fitoi titullin e kampionit të Kosovës dhe Kupën e Kosovës. Tani ka në koleksion edhe trofeun e Superkupës.

Lexo po ashtu Besa Famgas fiton Superkupën e Kosovës

Istogu ishte skuadër dominante dhe nisi herët shkëputjen. Albina Rugova ishte më efikasja me shtatë gola. Gjashtë i kishte Tainara Luna Goncalves, kurse nga katër i realizuan Dajana Milaniq dhe Tina Hetemi.

Ivana Bojoviq i shënoi nëntë gola për Ferizajn. Albulena Kelmendi, Mirjeta Dinolli e Shkurte Mehmeti i kishin nga dy gola.

Superkupa u organizua në kuadër të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ky aktivitet tani e tutje do të jetë tradicional.