KHF Istogu e ka fituar derbin e javës së katërt në Superligën e hendbollisteve.
Të enjten mbrëma, Istogu ka fituar ndaj KHF Ferizajt me rezultat 30-22.
Ndeshja u luajt në Ferizaj. Kështu Istogu ka vazhduar me fitore në elitën e hendbollit kosovar.
Kjo ndeshje është dashur të luhet fundjavën e kaluar, por u shty për shkak të angazhimit evropian të istogaseve.
Si Istogu ashtu edhe Ferizaj janë ndalë në Kupën Evropiane dhe tani mund të koncentrohen plotësisht në garën për titull.