Site icon Telegrafi

Istogu, Ferizaj dhe Samadrexha mësojnë emrat e kundërshtarëve në garat evropiane

Skuadrat kosovare në hendboll në konkurrencën e femrave do të marrin pjesë në garat evropiane.

Istogu si kampion i Kosovës, Samadrexha dhe Ferizaj janë tre skuadrat kosovare që do të marrin pjesë në garat evropiane dhe tanimë kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të tyre.

Istogu përballet me skuadër nga Greqia

Kampioni i Kosovës në hendboll, KHF Istogu, ka mësuar kundërshtarin e raundit të dytë kualifikues të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Shorti i tërhequr të martën paradite në Vjenë ka përcaktuar që Istogu të luaj me skuadrën greke AESH Pylaia Thessaloniki.

Ndeshja e parë është në Istog ndërsa e kthimit në Greqi.

Në raundin e dytë të Kupës Evropiane paraqiten plot 64 skuadra.

Ndeshja e parë luhet më 5 apo 6 tetor, ndërsa e kthimit më 12 apo 13 tetor.

Short i vështirë për Ferizajn

KHF Ferizaj do të përballet me skuadrën spanjolle, Caja Rural Aula Valladolid në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste.

Shorti është tërhequr të martën paradite në Vjenë, ndërsa nuk ishte me shumë fat për ferizajaset.

Ndeshja e parë zhvillohet në Valladolid, ndërsa e kthimit në Ferizaj.

Skuadra ferizajase ka kohë deri në fillim të tetorit për t’u përgatitur për ndeshjet evropiane.

Samadrexhën e pret udhëtimi në Portugali

Në raundin e dytë të Kupës Evropiane paraqitet edhe Samadrexha.

Skuadra samadrexhase përballë do ta ketë skuadrën nga Portugalia, Colegio Gaia/Colgaia-Toyota.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Portugali më 5 apo 6 tetor, ndërsa e kthimit më 12 apo 13 tetor në Samadrexhë.

Skuadra samadrexhase kthehet në skenën evropiane me shpresë për më shumë sukses.

Exit mobile version