Një person pa shenja jete është gjetur ditën e diel në Istog.
Siç njofton policia, viktima është gjetur në bodrumin e shtëpisë së tij, transmeton Telegrafi.
“Istog / 21.01.2024. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.
Rasti është në procedurë hetimore./Telegrafi/