Të mërkurën në Istog, është arrestuar një person, i cili e kishte penguar punën e zyrtarëve të KEDS-it.
Sipas Policisë së Kosovës, ai nuk kishte lejuar ndërrimin e njehsorit të orës së shtëpisë së tij.
“Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, përfundon ky njoftim. /Telegrafi/