Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i dyshuar për rastin e tentim vrasjes që kishte ndodhur më datën 3 shkurt në fshatin Orroberd të Istogut.
Policia bën të ditur se personi i dyshuar kishte therur me thikë një person, dhe se më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.
“Më datë 03 shkurt 2022 rreth orës 19:50, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në fshatin Orroberd – Istog. Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, aty është informuar se një person është lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë), viktima është dërguar fillimisht në QKMF Istog, dhe nga aty me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë”, thuhet në komunikatë.
Më tej, në njoftim thuhet se “i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur, ndërsa ne vendngjarje është gjetur mjeti i mprehtë (thika) e cila dyshohet se është përdorur në rast”.
“Pas një pune intensive të Policisë, është arritur vendndodhja e personit të dyshuar, i cili është arrestuar nga Policia”.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh./Telegrafi/