Site icon Telegrafi

ISPE n’trip t’Valës

Kolegji kosovar ISPE, i është bashkuar operatorit Vala, për të krijuar kështu pakon e përbashkët studentore, qëllim i së cilës është që studentët, pavarësisht se nga cili vend vijnë apo ku studiojnë, të flasin mes vete sikurse të ishin brenda grupit.

Përmes një komunikate nga zyra për media e operatorit të telefonisë mobile në Kosovë, Vala, bëhet e ditur se marrëveshja në mes të dyja palëve është nënshkruar nga drejtori menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa dhe nga drejtuesi i ISPE-së, profesor Avni Mazreku.

Pakoja N’Trip, ku kanë aderuar pothuajse të gjitha universitetet me studentët e tyre, ka një çmim prej 2.99 euro në muaj dhe brenda këtij çmimi, do të kenë 2GB internet 3G/4G, biseda të pakufizuara dhe 500 sms.

Exit mobile version