Gjilani ka barazuar pa gola në shtëpi përballë Drenicës në kuadër të javës së 31-të në Supelrigën e Kosovës.
Pas ndeshjes, trajneri Ismet Munishi ka thënë se lojtarët e tij po luajnë me frikën që mos të gabojnë dhe kjo po u kushton.
“Më vjen turp që nuk goditem njëherë në portë. Ajo se çka më pengon mua është se ne duhet të rrezikojmë më shumë, e kam një ndjenjë që disa lojtarë po luajnë me alibi që vetëm nga frika mos të gabojmë”, ka deklaruar ai për Art Sport.
“Komplimente për kolegun Sermaxhaj që e kishte përgatitur shume mirë ndeshjen, Drenica e mori një pikë me shumë meritë. Ne po përgatitemi për sezonin e ri”.
“Sulmin do ta rregullojmë në afatin kalimtar ku do ta rrisim konkurrencën, do të fillojmë fazën përgatitore më herët, sepse nuk jam i kënaqur me shpejtësinë e lojës që e kemi momentalisht”, tha Munishi pas ndeshjes”, ka shtuar më tej Munishi. /Telegrafi/