Site icon Telegrafi

Ismet Munishi synon fitore ndaj Trepçës ’89 në debutimin e tij te Gjilani, formacionet zyrtare

Gjilani dhe Trepça ’89 kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

‘Skifterat’ janë nikoqir të ‘Minatorëve’ në ndeshjen interesante e cila pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, me fillim nga ora 13:00.

Vendasit vijnë nga një formë e tmerrshme pa fitore në gjashtë ndeshjet e fundit dhe synojnë t’i marrin tri pikë në ndeshjen debutuese të trajnerit të ri, Ismet Munishi.

Në anën tjetër, mysafirët e Shpëtim Idrizit kanë tri fitore, një barazim dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe duan ta vazhdojnë formën pozitive edhe në këtë udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Gjilani: Koliçi; Rapa, Dallku, Useini, Halili; Keita Aziz, Musolli, Hila; Hajdari, Progni, Keita Razak. 

Trepça ’89: Tofiloski, Pllana, Mashau, Berisha, Nimani, Darwish, Rrahmani, Muja, Jashari, Shala, Ademi.

/Telegrafi/

Exit mobile version