Telegrafi

Ismet Munishi refuzon të deklarohet pas humbjes nga Ballkani – para mediave doli ndihmësi i tij

Gjilani ka pësuar humbje 1-0 ndaj Ballkanit në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra gjilanase nuk krijoi edhe aq shumë shanse serioze për gol, derisa vendasit shënuan në fund të takimit për t’i marrë tre pikë.

Pas ndeshjes nuk është deklaruar kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, por intervistën e ka dhënë ndihmës trajneri, Alban Hyseni.

Lexo po ashtu Ballkani fiton minimalisht ndaj Gjilanit - gara për titull bëhet edhe më e flaktë

“Do ta respektojmë kampionatin deri në fund edhe pse jena jashtë objektivave është një mundësi e mirë m’i shikua futbollistët që janë për vitin tjetër”, ka thënë Hyseni pas ndeshjes për Art Sport.

Gjilani vazhdon të jetë në vendin e katërt, derisa Ballkani është rikthye në krye të tabelës më 64 pikë, aq sa ka edhe Drita në të dytin. /Telegrafi/