Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ishte shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në fitoren e thellë ndaj Drenicës.
Gjilani ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-0, por mbetet tetë pikë larg Ballkanit që është lider.
Një autogol i Shkëlzen Lushtakut i dha avantazhin skuadrës së Munishit, kurse pastaj shënuan edhe Keita Razak, Donjet Shkodra, Elton Cale dhe Gerhard Progni.
Trajneri Munishi ka thënë se Gjilani çdo ndeshje do të shkojë për fitore dhe nuk do të dorëzohet.
“Ne vazhdimisht kemi luajtur ndeshje të mira, por sot gjithçka shkoi mirë për ne. Ne shënuam golat në kohë dhe performanca e lojtarëve ishte shumë e mire”.
“Do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit, në çdo ndeshje do të shkojmë për fitore”, ka thënë Munishi. /Telegrafi/