Telegrafi

Ismet Munishi i kënaqur me barazimin ndaj Gjilanit

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, është ndarë i kënaqur me barazimin ndaj Gjilanit (1-1).

Munishi ka theksuar se ndeshja në mes të Gjilanit dhe Prishtinës është promovim i futbollit të Kosovës, ndërsa shtoi se është i kënaqur me gjithçka në këtë ndeshje.

“Jam i kënaqur me pikën e fituar, ndërsa epilogu real ishte barazimi. Tentuam ta fitojmë ndeshjen, por nuk mjaftoi. Patëm një kundërshtar të fortë përballë”.

“Ndeshja ishte e mirë me dinamikë dhe ky takim promovon futbollin e Kosovës. Jam i kënaqur me futbollistët, pritjen nga Gjilani, ndarjen e drejtësisë dhe organizimin e kësaj ndeshje”.

“Përjashto ndeshjen me Ballkanin, ku nuk kemi merituar të pësojmë disfatë, kemi arritur të marrim pikët që i kemi synuar. Jam i kënaqur me ecurinë e ekipit. Gjilanit i dëshiroj suksese në derbi. Në çdo derbi do ta përkrahi Gjilanin”, ka thënë Munishi. /Telegrafi/