Site icon Telegrafi

Ismet Munishi i kënaqur me barazimin e Ballkanit ndaj Gjilanit

Ismet Munishi është ndarë i kënaqur me pikën e marrë ndaj Gjilanit në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës.

Ballkani kishte disa shanse të mira për të fituar ndeshjen, mirëpo i shpërdoruan ato edhe pse një pikë për ta si mysafir nuk ishte keq.

Munishi ka thënë pas ndeshjes se barazimi pa gola në një ndeshje të fortë si kjo sot, ishte i drejtë për të dyja skuadrat.

Lexo po ashtu Paqe në derbin e Superligës: Gjilani dhe Ballkani ndajnë pikët

“Ishte paraqitje e mirë, jam i kënaqur me luftën në fushë. Kishim një kundërshtar të fortë përballë”, ka thënë trajneri i Ballkanit për “Art Sport”.

Dyja skuadrat kishim raste por them se me pak fat ndoshta edhe kishim mundur te fitojmë edhe pse them se rezultati i barabartë ishte real. Mendoj se ishte lojë e fortë dhe korrekte në fushë dhe them se me kësi ndeshje futbolli shkon përpara”, ka shtuar më tej Munishi.

Ballkani aktualisht është në vendin e dytë me shtatë pikë, aq sa ka edhe Arbëria që është lider, ndërsa në xhiron e katërt do të takohen me Llapin. /Telegrafi/

Exit mobile version