Trajneri i njohur nga Kosova, Ismet Munishi ka kritikuar me fjalë të rënda lojtarët italianë që janë përfshirë së fundmi në një skandal të madh për vënie të basteve ilegale.
Klubet italiane dhe kombëtarja Azurre janë prekur së fundmi nga një skandal i madh nga yje dhe ish-yje të tyre që janë marrë në pyetje për vënien e basteve të paligjshme.
Sandro Tonali, Nicolo Zaniolo dhe Nicolo Fagioli janë disa nga emrat më të njohur italianë që pritet të dënohen pas fakteve të shumta kundrejt tyre.
Vënien e basteve dhe skandalin e ka dënuar edhe trajneri i njohur nga Kosova, Ismet Munishi, me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Shqetësuese kur sheh çka po ndodh në Itali me lojtarët e klubeve të mëdha si Juventus dhe Milan. Më vjen keq nga lojtarët që po e pësojnë nga ky skandal. Ishalla nuk ka raste të tilla tek ne”.
“Si mundet dikush ta tradhtoj ekipin ku luan, tifozët ku luan dhe shokët e skuadrës për para. Nuk mund ta imagjinoj dot”.
“Luaj futboll dhe fito me dinjitet paratë dhe me nder, mos u bë llaskuc dhe në fund çdo gjë del në shesh”.
“Vetëm kurv** shiten për para dhe kanë çmim, burrat asnjëherë. E dua këtë lojë”, ka shkruar Munishi. /Telegrafi/