Ismet Munishi e ka komentuar incidentin që ndodhi në ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit në kuadër të javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës.
Trajneri i skuadrës gjilanase ka deklaruar se ai nuk e ka parë momentin e sulmit, mirëpo beson se po të vazhdonte ndeshja – mund të kishte edhe përmbysje të rezultatit.
“Po të kishte vazhduar ndeshja, ndoshta do të mund të kishte përmbysje të rezultatit”, ka deklaruar Munishi për ArtSport.
“Nuk dua të komentoj incidentin, pasi nuk e kam parë momentin, pasi isha duke e festuar golin”.
“Nuk e di se cila është gjendja e portierit, por ne kemi respekt mes dyja klubeve dhe nuk dëshirojmë të ndodhin incidentet të tilla”, ka shtuar më tej ai.
Ende nuk dihet për fatin e ndeshjes, por Gjilani rrezikon të humbë ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0, për mos arritje të mbarëvajtjes së takimit. /Telegrafi/