Telegrafi

Ismet Munishi: Barazimi ndaj Dritës ishte real, por nuk duhet pranuar gola të tillë

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi e ka cilësuar si rezultat real barazimin e sotëm ndaj rivalëve të mëdhenj lokal, Dritës.

Drita dhe Gjilani kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 24-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Golat në këtë përballje u shënuan nga Ilir Blakqori (54’) për Dritën dhe Shend Kelmendi (20’) për Gjilanin.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i “Skifterave”, Ismet Munishi, i cili e ka cilësuar si rezultat real barazimin.

Lexo po ashtu Drita dhe Gjilani dhurojnë një derbi të zjarrtë, por pa fitues

“Kjo është një ndeshje derbi, ka pasur disa gabime për shkak të fushës së rënduar. Rezultati është gjithmonë real, pasi në momente kur pritej që na të godisnim kundërshtarin, ne pranuam golin”, ka thënë fillimisht Munishi pas ndeshjes.

“Nuk guxojmë të pranojmë këso goli siç pranuam sot, por sidoqoftë jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të mi në këtë ndeshje”.

“Golin e shënuam më herët sesa që e planifikuam. Nuk u frikësova se mund ta humbim ndeshjen edhe pse Drita pati disa raste të mira, por që erdhën pas pranimit të golit që ndikoi shumë”.

“Epilogu real ishte barazimi. Drita në bëri probleme me Ard Limanin dhe Blakqorin, kështu që disa herë bëra disa ndryshime taktike”, përfundoi trajneri i Gjilanit. /Telegrafi/