Mbrojtësi Ardian Ismajli është shfaqur i zhgënjyer pas humbjes ndaj Polonisë me rezultat 1-0.
Megjithatë ai deklaroi se skuadra bëri maksimumin, ndërsa falënderoi tifozët për përkrahjen e madhe.
“Falënderoj tifozët për këtë atmosferë të shkëlqyer. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, fati nuk ishte me ne”.
“Te goli gabuam në vendosje por këto episode i ka futbolli. Tashmë të shikojmë përpara”.
“Mbulimi i Lewandowskit? Lewa është një sulmues që bën 40 gola në sezon ose edhe më tepër dhe nuk është e lehtë ta mbulosh, por unë dhe Kumbulla e bëmë mirë punën me të”.
Përfundon sfida ndaj 🇵🇱 Polonisë me rezultatin:
Shqipëri 0️⃣ – 1️⃣ Poloni pic.twitter.com/Dpu0cWaL4E
— FSHF (@FSHForg) October 12, 2021
“Pengu i vetëm i kësaj sfide është që nuk fituam”, ka thënë Ismajli. /Telegrafi/