Telegrafi

Ismajli: Krahasimi me Canën nuk më tremb, duhej ta ndalnim Calhanoglun

Mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli, ka thënë se ai nuk trembet nga krahasimi me Lorik Canën.

Mbrojtja e Shqipërisë u vë në pikëpyetje pas golit spektakolar të Calhanoglut me Turqinë që shënoi nga gjithsej dy goditje në krejt ndeshjen.

“Të gjithë dhamë maksimumin, por kur humb ekipi, nuk është aspak mirë. Kemi pasur lojën nën kontroll dhe shumë raste, por nuk i shfrytëzuam ato dhe na iku ndeshja nga duart”.

“Është një nder për këtë krahasim, por unë jam i ri dhe i përqendruar të bëj më të mirën. Të tjerat t’ia lëmë fushës”.

“Folëm pak, pasi duhet t’i kishim bërë faull Calhanoglusë dhe të mos e linim të avanconte. Me një faull, do shmangnim rrezikun”, u shpreh Ismajli.