Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Gjatë këtij takimi ministri Ismaili e ka njoftuar ambasadorin amerikan për punën dhe reformat që janë duke u realizuar në sektorin e shëndetësisë.
Sipas njoftimit për media, Ismaili e ka falënderuar ambasadorin Kosnett për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës gjatë historisë.
Ndërkaq, gjatë takimit ambasadori Kosnett tha: “Shëndeti dhe arsimi janë në thelbin e të ardhmes së Kosovës.”
Ambasadori e përgëzoi vizionin e ministrit dhe përpjekjet e tij për të ndërtuar një strukturë të qëndrueshme për ofrim më të mirë të shërbimeve./Telegrafi/