Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili përmes një postimi në Facebook ka thënë se pesë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje po mbahen ende në polici pasi që u arrestuan duke bërë grafite me portretin e Astrit Deharit ku shkruan “Drejtësi për Astritin”
Aktivistët e arrestuar janë: Nurije Demaliaj, Nol Nushi, Blerim Maqestena, Abër Sfishta dhe Kreshnik Gega.
Postimi i plotë i Fisnik Ismailit:
“Aktivistët Nurije Demaliaj, Nol Nushi, Blerim Maqestena, Abër Sfishta dhe Kreshnik Gega janë arrestue, edhe po mbahen në polici mbasi kanë ba grafite që kërkojnë drejtësi për aktivistin Astrit Dehari.
Me këtë qeveri, s’habitem nëse edhe i akuzojnë për terrorizëm!
O milet, a jeni tuj e pa për çka po arrestohen të rinjtë e këtij vendi, o hej?
#DrejtesiPerAstritin”(sic.)./Telegrafi/