Telegrafi

Ismaili: Kemi prova se karantinimi në Qendrën Studentore ka qenë selektiv

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se dorëheqja e Arben Vitisë do të ishte e mirë për t’i ndihmuar procesit të hetimeve.

Ismaili ka thënë se ka prova që procesi i karantinimit ka qenë selektiv.

“Kemi dëgjuar raste kur njerëzit kanë thënë “po na kanë liruar”. Shembull unë e njoh një djalë që është më i ri se unë e që më ka thënë se e kanë shënuar si 70 vjeçar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së thotë se Arben Vitia nuk ka përgjegjësi në menaxhimin e spitaleve por sipas tij është përgjegjës direkt për karantinën në Qendrën e Studentëve.

Ismaili thotë se Arben Vitia nuk mund të jap kontribut në hetime për shkak të pozicionit që ka prandaj duhet të jep dorëheqje.

Lexo po ashtu Ish-ministri Ismaili tregon pse refuzoi donacionin me maska nga Kanadaja

“konsideroj se në këtë moment largimi i Arben Vitisë është i domosdoshëm për drejtësinë”, tha ndër të tjera Uran Ismaili./Telegrafi/