Deputeti i BDI-së, në emisionin për “TV21”, deklaroi se është ulur përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Ai shtoi se është rritur punësimi i bashkësisë etnike maqedonase.
“Ne gjatë debatit e shqyrtuam dhe konstatuam se në vitet e fundit në krahasim me vitin 2017 ka ulje të përqindjes së shqiptarëve dhe bashkësive tjera në krahasim me bashkësinë maqedonase. Kjo nuk ka të bëje me atë se shqiptarët janë larguar nga puna por ndërkohë janë pranuar edhe shqiptar edhe nga bashkësitë tjera por numri i bashkësisë etnike maqedonase të pranuar në punë ka qenë më i madh në krahasim me bashkësitë tjera etnike dhe si rezultat ka ardhur te rritja e numrit të maqedonaseve”, deklaroi Rexhail Ismaili.
Ai gjithashtu deklaroi se me rebalancin e buxhetit kanë ndarë më shumë mjete për të rinjët si dhe rritje të pagave.
“Siç e kemi rastin e punësim me ju dhënë të rinjve me rebalancin e buxhetit ndahen 200 miljon denarë për ketë kategori. Pastaj ndahen për kategori e të punësuarave për të cilët pronarët nuk janë në gjendje për t’ia rritur rrogën, ku ju jepen mjete shtesë ku do të parashihen diku mbi 400 milon denarë, ku pronarët do të bëjnë rritje të rrogës prej 100 eurove e më shumë më pas grumbullon mjete për institucionin e ri të agjencisë nacionale për siguri dhe një numër më i madh i masave tjera”, tha Rexhail Ismaili.