Site icon Telegrafi

“Ismailaj i premtoi Metës 1.5 milionë euro”, zbulohet regjistrimi në dosjen e SPAK

Prokuroria ka konkluduar se shoqëria DIA, ka arkëtuar plot 650 milionë lekë të reja në mënyrë antiligjore nga mbledhja e borxheve.

Pra, rreth 5 milionë euro me kursin e kohës.

Një pjesë e këtyre parave biznesmeni dyshohet se ia ka dhënë në formë ryshfeti ish ministrit Ilir Meta.

Dosja e Prokurorisë

“Elvis mataj deklaron para gazetarit Artan Hoxha se për mbështetjen e siguruar prej shtetasit Ilir Metaj, Kastriot Ismailaj i kishte premtuar atij 1.5 milionë euro”.

“Vetë CEZ DIA në Çeki vjet ka reaguar sërish dhe kanë deklaruar se nuk kanë asnjë pretendim, apo konflikt ndaj Metës apo palëve të tjera në procesin penal. Plus është pyetur disa herë dhe personin që është dënuar, Kastriot Ismailaj, për rastin e CEZ DIA-s dhe nuk është vërtetuar që Meta të ketë lidhje të drejtpërdrejta, por as direkt në lidhje me rastin në fjalë”, u shpreh avokati Artan Manushaqe.

Nga ajo që del në dëshmitë e shumta dhe administrimi i tabulateve telefonike, dosja konfirmon komunikimet e zbardhura më herët mes Metës dhe Ismailajt ku këtij të fundit i kërkohen para thuajse me presion “Mere te gatshëm si dublim nga doku vjetër”, raporton tch.

Exit mobile version