Site icon Telegrafi

Ismail Kurteshi i VV-së: Isha dje në protestë, s’e pyes askënd për këtë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka qenë i vetmi nga kjo parti që ka marrë pjesë në protestën e mbajtur dje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA.

Vetëvendosje zyrtarisht kishin bërë të ditur se nuk do të jenë pjesëmarrëse në protestën e organizuar nga AAK-ja dhe Nisma për shkak se, sipas tyre, kjo protestë është organizuar pa u konsultuar me ata si partia më e madhe opozitare.

Por, Kurteshi ishte aty. Ai i ka thënë Klan Kosovës se këtë vendim e ka marr pa e pyetur partinë.

“S’e kam pyet askënd dhe kam dal. Vendimet i marrim vet”, ka thënë ai.

Rreth kësaj çështje Vetëvendosje refuzuan ditën e kaluar të jepnin një koment.

“Jo nuk më kanë thanë asgjë në parti”, i ka thënë Kurteshi. “Vetëvendosje nuk janë kundër protestave, por nuk kanë qenë në protestë pasi vendimi i AAK-së ka qenë i njëanshëm”. /Klan Kosova/

Exit mobile version