Telegrafi

Islandë – Shqipëri, formacionet zyrtare

Brenda zhveshtoreve të Shqipërisë (Foto: FSHF/Twitter)

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Islandës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme eliminatore për Euro 2020.

Kuqezinjtë janë mysafirë të Islandës në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin H, e cila zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin Laugardalsvollur të Reykjavikit.

Kjo ndeshje është debutuese për trajnerin italian Edy Reja në stolin e Shqipërisë dhe synon të marr rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Lexo po ashtu Reja: E njoh mirë Islandën, Grezda u largua se kishim pikëpamje të ndryshme

Edhe vendasit synojnë rezultat pozitiv pasi kjo ndeshje luhet në shtëpinë e tyre dhe do t’i jepte motiv për ta synuar pozitën e dytë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur për formacionet më të mira ta mundshme.

Lexo po ashtu Hysaj: Me Rejan rikthehemi te sukseset, kam edhe dy vite kontratë me Napolin

Formacioni titullar i Rejas me Shqipërinë duke me një vendosje 4-3-3, por që shumë lehtë mund të bëhet 3-5-2, pasi Ermir Lenjani nuk është sulmues i pastër anësor.

Formacioni i Islandës: Halldorsson; Hermannsson, Arnason, R.Sigurdsson, Skulason; Gudmundsson, A.Gunnarsson, Bjarnason, Sigurjonsson; Sigurdsson, Kjartansson; 

Formacioni i Shqipërisë: Berisha; Hysaj, Dermaku, Ismajli, Veseli; Abrashi, Xhaka, Basha; Cikalleshi, Balaj, Lenjani; 

Formacionet zyrtare:

/Telegrafi/