Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Islandës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme eliminatore për Euro 2020.
Kuqezinjtë janë mysafirë të Islandës në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin H, e cila zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin Laugardalsvollur të Reykjavikit.
Kjo ndeshje është debutuese për trajnerin italian Edy Reja në stolin e Shqipërisë dhe synon të marr rezultat pozitiv nga ky udhëtim.
Edhe vendasit synojnë rezultat pozitiv pasi kjo ndeshje luhet në shtëpinë e tyre dhe do t’i jepte motiv për ta synuar pozitën e dytë.
15:00 Islandë – Shqipëri
ALB💪🇦🇱⚽ #NeJemiNjë #EURO2020 pic.twitter.com/uqhpMM3wf4— FSHF (@FSHForg) June 8, 2019
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur për formacionet më të mira ta mundshme.
Formacioni titullar i Rejas me Shqipërinë duke me një vendosje 4-3-3, por që shumë lehtë mund të bëhet 3-5-2, pasi Ermir Lenjani nuk është sulmues i pastër anësor.
Formacioni i Islandës: Halldorsson; Hermannsson, Arnason, R.Sigurdsson, Skulason; Gudmundsson, A.Gunnarsson, Bjarnason, Sigurjonsson; Sigurdsson, Kjartansson;
Formacioni i Shqipërisë: Berisha; Hysaj, Dermaku, Ismajli, Veseli; Abrashi, Xhaka, Basha; Cikalleshi, Balaj, Lenjani;
Formacionet zyrtare:
/Telegrafi/