Site icon Telegrafi

Islandë – Shqipëri, formacionet e mundshme: Reja pritet të luajë me 3-5-2

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj sot (e shtunë) ndaj Islandës në udhëtim në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Shqipëria është mysafirë e ishullorëve në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin H, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet në stadiumin Laugardalsvollur të Reykjavikit dhe kombëtarja jonë pret shumë.

Lexo po ashtu Shqipëria kërkon rezultat pozitiv në Islandë, debuton trajneri Reja  

Motivi është i lartë tek djelmoshat, pasi është ndeshja e tyre e parë nën drejtimin e trajnerit italian Edy Reja.

Trajneri italian në debutimin e tij pritet të ndryshoj renditje, pasi për dallim nga Christian Panucci, i cili luante me 4-3-3, Reja pritet të luaj me 3-5-2.

Reja duke dhënë instruksione së bashku me ndihmësin e tij Ervin Bulku (Foto: FSHF/Twitter)

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Berisha; Ismajli, Dermaku, Mihaj; Hysaj, Xhaka, Abrashi, Basha, Lenjani; Uzuni, Cikalleshi.

Formacioni i mundshëm i Islandës: Halldorsson, Birkir Saevarsson, Kari Arnason, Ragnar Sigurdsson, Ari Skulason, Johan Berg Gudmundsson, Aron Gunnarsson, Emil Hallfredsson, Birkir Bjarnason,Gylfi Sigurdsson, Kolbeinn Sigthorsson

/Telegrafi/

Exit mobile version