Telegrafi

Islandë 1-0 Shqipëri, statistikat e ndeshjes

(Foto: fshf.org)

Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje prej 1-0 si mysafir i Islandës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.

Kuqezinjtë bënë paraqitje të mirë, mirëpo në fund u ndëshkuan, për më shumë pari një moment të dyshimte penalltie që nuk u akordua.

Lexo po ashtu Shqipëria humb nga Islanda në debutimin e Edy Rejas si trajner

Mysafirët e patën më shumë posedimin e topit (53 për qind) në krahasim me skuadrën vendase (47 për qind).

Ndërkaq, edhe në tentativat e përgjithshme, Shqipëria ka pasur një më shumë, mirëpo vetëm një ka shkuar brenda kuadratit të portës, dy jashtë dhe shtatë të tjera janë bllokuar.

Më poshtë jua sjellim tabelën e statistikave, sipas faqes së UEFA-s:

Islanda Statistika Shqipëria
1 Gola 0
9 Tentime të përgjithshme 10
3 Brenda kuadratit të portës 2
4 Jashtë kuadratit të portës 1
2 Të bllokuara 7
1 Goditje nga këndi 7
2 Pozita jashtë loje 1
47% Posedimi 53

/Telegrafi/