Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje prej 1-0 si mysafir i Islandës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.
Kuqezinjtë bënë paraqitje të mirë, mirëpo në fund u ndëshkuan, për më shumë pari një moment të dyshimte penalltie që nuk u akordua.
Mysafirët e patën më shumë posedimin e topit (53 për qind) në krahasim me skuadrën vendase (47 për qind).
Ndërkaq, edhe në tentativat e përgjithshme, Shqipëria ka pasur një më shumë, mirëpo vetëm një ka shkuar brenda kuadratit të portës, dy jashtë dhe shtatë të tjera janë bllokuar.
Më poshtë jua sjellim tabelën e statistikave, sipas faqes së UEFA-s:
Islanda | Statistika | Shqipëria |
1 | Gola | 0 |
9 | Tentime të përgjithshme | 10 |
3 | Brenda kuadratit të portës | 2 |
4 | Jashtë kuadratit të portës | 1 |
2 | Të bllokuara | 7 |
1 | Goditje nga këndi | 7 |
2 | Pozita jashtë loje | 1 |
47% | Posedimi | 53 |
/Telegrafi/