Site icon Telegrafi

Vëllai i Rexhep Selimit, Islami flet për plagosjen e tij (Video)

Islam Selimi, vëllai i deputetit Rexhep Selimi, ka rrëfyer incidentin e mbrëmshëm në Komoran ku ai mbeti i lënduar.

Në nisje të bisedës Selimi ka sqaruar se lëndimi i tij është një gërvishtje sipërfaqësore në krahun e majtë.

“Është vetëm një gërvishtje kam qëndruar për rreth një orë në spital dhe jam liruar për në shtëpi”, ka thënë Selimi, për Kallxo.com.

Duke sqaruar rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja, ai ka thënë se dorasin e njeh qe 20 vjet.

“Kam shku tek shtëpia e tij për të diskutuar rreth një borxhi dhe ka eskalu incidenti”, ka rrëfyer Selimi.

Lexo po ashtu Kjo është gjendja shëndetësore e vëllait të plagosur të Rexhep Selimit (Video)

Duke mos sqaruar borxhin, ai ka treguar se në shtëpinë e dorasit ka shkuar i vetëm dhe pa ndonjë përcjellës tjetër.

Ai është i bindur se qëllimi i dorasit nuk ka qenë që t’i shkaktojë lëndime të mëdha, madje vë në pikëpyetje nëse shkrepja e armës ishte aksidentale.

“Më kanë thënë se ai ka qenë nënë ndikimin e alkoolit dhe besoj që edhe shkrepja ka ardhur si pasojë e kësaj “, ka thënë Selimi.

Ai ka shtuar se çështja tashmë është e tejkaluar dhe pret që të ulet dhe të bisedojë me dorasin për sqarimin e rastit.

Exit mobile version