Telegrafi

Islam Pacolli zotohet se do t’i realizojë të gjitha projektet që i ka premtuar

Kandidati për deputet, Islam Pacolli gjatë vizitës së tij në Malësinë e Gollakut dhe Anamoravës ka thënë se do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se do të realizojë secilin projekt që e ka premtuar.

“Ne jemi bashkuar me LDK-në, sepse kemi gjenezën e përbashkët, babai im, gjyshërit e juaj ishin rreshtuar përkrah idealit të madh të Ibrahim Rugovës që aspak nuk ishte i lehët. Ne i dhamë shumë këtij vendi por, duhet edhe më shumë. Zotohen që do të jem zëri i juaj, dhe do ta realizojë secilin projekt që e kam premtuan për këto rajone të Kosovës”, shkruan Pacolli.

Postimi i plotë:

#IslamPacolli 22

Të nderuara bashkëqytetarë të vendit tim, Malësia e Gollakut e Anamorava nuk është e heshtur.

Zëri i saj do të dëgjohet ne Kuvendin e Kosovës, ashtu siç isha për një mandat zëri i secilit qytetarë i Malësisë së Gollakut e Anamoravës ashtu do të jemi edhe në legjislaturën e ardhshme. Gollaku i dha shumë Kosovës, e pak mori nga udhëheqësit në qeveri. Ne jemi rritur se bashku askush si ne nuk i di hallet e njëri tjetrit, jemi të një vendi u rritem në një sofër.

Zotohem që do të jem zëri i juaj që projektet e premtuar do ti realizojmë, dhe ky do të jetë kushti i im kryesor.

Malësia e Gollakut është konak i guximit, trimërisë e fjalës, ne duhet të bashkohemi si asnjë herë më parë. Të bashkuar për SHTETndërtim. Teksa po ju shohë secilin nga ju po e shohë një përgjegjësi të re që e kem për secilin nga ju këtu e familjet e juaja. Ne jemi bashkuar me LDK-në, sepse kemi gjenezën e përbashkët, babai im, gjyshërit e juaj ishin rreshtuar përkrah idealit të madh të Ibrahim Rugovës që aspak nuk ishte i lehët. Ne i dhamë shumë këtij vendi por, duhet edhe më shumë.

Zotohen që do të jem zëri i juaj, dhe do ta realizojë secilin projekt që e kam premtuan për këto rajone të Kosovës. /Telegrafi/