Sot në media u raportua se është arrestuar deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, për shkak se ka sulmuar oficerin e sigurisë në Ministrinë e Drejtësisë, por Pacolli ka mohuar të ketë sulmuar ndonjë zyrtar apo oficer policie.
Pacolli tha se nuk e ka sulmuar askënd.
“Fillimisht këto informata janë të pasakta, për arsye që jo një zyrtar policie por askënd nuk e kam sulmuar. Përkundrazi kam respekt për Policinë e Republikës së Kosovës dhe çdoherë e kam ngrit zërin për ta. Definitivisht ju garantoj që nuk është ajo që po thoni, nuk kam sulmuar askënd”, tha Pacolli për Kallxo.com.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Telegrafin, se njëri nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke mos bërë të ditur se për cilin deputetë bëhet fjalë, ka sulmuar oficerin e sigurisë në Ministrinë e Drejtësisë. /Telegrafi/